SOMA

Soma âsht hapsinë me shumë funksione. Kemi pijet, ushqimin, librarinë, ekspozitat, pllakat, diskutimet që i mbajmë kohë mbas kohe me vullnet për me marr pjesë në lojën e qytetit.

Sot punësojmë nji numër bukur të madh njerëzish me idenë se cdo punë e vogël apo detaj duhet t’merret parasyshë me randësinë ma t’madhe që secili prej nesh t’jemi mjaftueshëm t’knaqun me rutinën e lezetshme ditore.

Delivery

“Delivery” fillojmë me dërgu ushqim, pije, libra dhe eksperincën tonë e sjellim në shtëpitë tuaja.

Delivery: +383 44 10 15 20

Pijet

Në Soma kemi koleksion bukur t’madh të pijeve dhe gjithmonë jemi në lojë me i harmozue alkohoholet mes veti për eksperienca të reja.
E pranojmë se asnji pikë ujë nuk mundet me përbi. sikur mos t'kemi në mendje muzikën, filmin, teatrin e letërsinë parase t’fillojmë me e ndërtu cfarëdo pije.

Librat

Në Soma besojmë që cdo njeri me interesim për me lexu duhet t'ketë qasje në përmbajtjen e tyne të pafund.

Atëherë, librat në Soma nuk shiten, vecse cdo kush mundet me i huazu për lexim vetëm me 1.00Euro.

Pllakat

N’Soma besojmë se muzika âsht vakia ma e mirë që i ka ndodhë njerëzimit dhe që vazhdon me kenë subjekti ma i shëndoshë shoqnor. Kështuqë këtupari i kushtojmë randësi t’veçantë muzikës dhe mundohemi me e ofru ate në formën ma t’mirë të mundshme. Për këtë arsye si medium i kemi zgjedhë Pllakat e gramafonit shkaku se besojmë në audio kualitetin e tyne. 

Në përzgjedhjen tonë mundeni me e gjetë Sun Ra, Thelonious Monk, Chet Baker, Sonny Rollins, The Cramps, Captain Beefheart, Townes van Zandt, Fats Waller, Earl Fatha Hines, The Pogues, The Fall etjetjetj.

Eventet

Në Soma ju ofrojmë hapsinën Artistëve të ri për me prezantu artin e tyne në forma të ndryshme, muzikë, ekspozita, projektim të filmave dhe prezantime të librave.